‘Gati për t’u lëshuar në hapësirë’, Rama publikon fotot e satelitëve për Shqipërinë

0
Shpërndaje lajmin

Kryeministri, Edi Rama deklaroi se dy satelitët që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë me një precizion të qartë, janë gati për t’u lëshuar në hapësirë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar foto, Rama thekson se Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor, si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve.
“Gati për t’u lëshuar në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1dhe ALBANIA2
Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë, shkroi Rama në Facebook.

6 milionë dollarë do të harxhojë Agjencia e Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes për monitorimin e territorit me satelit për tre vite.
Autoriteti kontraktor ka shpallur fitues të këtij tenderi kompaninë amerikane “Satellogic USA” Inc me procedurën dialog konkurrues.
LEXONI GJITHASHTU

Dy satelitët, Rama: Inspektorët, të pamundur të raportojnë një realitet tjetër
6 mln $ për monitorim me satelit, shpallet fituese kompania amerikane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *