Gazetari amerikan për McGonigal-in: Mund të jetë përfshirë në reformën në drejtësi
Gazetari investigativ amerikan, Mattathias Schwarz deklaroi se sipas aktakuzës amerikane për çështjen “McGonigal”, thuhet se ish-zyrtari i FBI dhe kryeministri Edi Rama kanë pasur një marrëdhënie të ngushtë.
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Review” në Euronews Albania, Schwarz u shpreh se ekziston mundësia që McGonigal të jetë përfshirë në reformën në drejtësi në vendin tonë.
“Është e qartë se nga padia, por edhe nga raportime të tjera, që unë kam bërë, shihet qartë se Edi Rama dhe Charles McGonigal kanë pasur një marrëdhënie të ngushtë. Është logjike të themi se janë miq. Është një iniciativë nga Departamenti i Shtetit, për të reformuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri që prej 2018 dhe është e mundur që Charles McGonigal ka qenë i përfshirë në këtë reformë.
Padia thotë që McGonigal është takuar me Edi Ramën dhe ai mund të ketë filluar të hapë hetime që kanë qenë të lidhura me një lobim amerikan që po punonte për kundërshtarin politik të z. Rama.”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Gazetari zbulon partitë politike shqiptare që kanë më shumë dosje lobimi në SHBA
Çështja McGonigal, studiuesi: Pse nuk ka asnjë shans që dosja të vijë në SPAK
A mund të ketë hetim për Ramën? Rroji: Kryeministri nuk mban përgjegjësi në detyrë