Gazetari gjerman: Kosova mund të anëtarësohet së shpejti në Këshillin e Europës

Shpërndaje lajmin

Gazetari gjerman Michael Martens thotë se Kosova mund të anëtarësohet së shpejti në Këshillin e Europës.
Në një shkrim në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Martens thotë se Kosova po planifikon të aplikojë në Këshillin e Europës pas zgjedhjeve presidenciale në Francë.
Sipas tij, me përjashtimin e Rusisë nga ky institucion, fushata e Beogradit kundër Prishtinës duket më pak premtuese dhe nuk do të ketë rezultat.
“Këshilli i Europës mund të ketë së shpejti një anëtar të ri. Sipas informacioneve të FAZ nga Prishtina, Qeveria e Kosovës po planifikon të aplikojë për anëtarësim pas zgjedhjeve në Francë, ndoshta në maj. Kjo mund të çojë në pranimin e Kosovës në vitin 2023. Perspektivat vlerësohen si të mira në kryeqytetin e Kosovës, pas përjashtimit të, që është aleate e Serbisë”, tha Martens.
Në seancën parlamentare të 12 prillit, kryeministri Albin Kurti tha se Kosova do të aplikojë këtë vit në disa organizata ndërkombëtare, si Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian.
Këshilli i Europës pezulloi anëtarësimin e Rusisë që më 25 shkurt, një ditë pas pushtimit të Ukrainës.
Ndërsa, më 15 mars Rusia vendosi të largohet nga Këshilli i Europës, duke i paraprirë një përjashtimi të mundshëm nga vetë organizata më e madhe e kontinentit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.