Gazetari: Kontrollet te Ahmetaj, tregojnë që arrestimet janë afër
Gazetari Lavdrim Lita është shprehur se shumë shpejt do të ketë dhe arrestime të tjera përsa u përket zyrtarëve të lartë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se përderisa SPAK ka shkuar dhe në shtëpinë e gruas së Arben Ahmetaj, hapi tjetër do jetë dhe tek ministrat e tjerë.
“SPAK ka shkuar në shtëpinë e partneres së ish-zv.ministrit Ahmetaj. Kur SPAK ka shkuar në paradhomën e Edi Ramës, hapi tjetër do të jetë o te ministrat o shumë më lartë. Praktikisht SPAK ka shkuar shumë afër në qeveri” –tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha: Çdo socialist i ndershëm të bashkohet me ne, më 14 maj vendosim pluralizmin
Polonia “çmonton” rrjetin e spiunazhit rus në Poloni