December 1, 2021

Gazetari në kohë krizash, Rama: “Fake News” ka shkaktuar kaos, duhet rregull

Shpërndaje lajmin

“Gazetari në kohë krizash”. Në Tiranë është zhvilluar sot konferenca e OSBE-së për Europën Juglindore, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili e vendosi theksin te “Fake News”, që sipas tij, kjo hapësirë kaotike duhet të rregullohet, pasi të vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëshoqëruese, duke e bërë ndonjëherë shumë të vështirë dallimin mes tyre.

Nuk jam njeriu i duhur për t’u ftuar në këto takime për shkak të opinioneve të mia që ndryshojnë, jo për lirinë e medias, por sesi në emër të kësaj lirie, shumë gjëra që shkojnë kundër këtij koncepti të lirë ndodhin.

Po i referohem saktësisht përhapjes së “Fake News”, të sjelljeve që priren të jenë kundër lirisë së njerëzve të tjerë, kundër logjikës dhe së drejtës kur vjen fjala për gazetarinë realiste që bazohet në burime të sakta dhe mbështetet në ndjenjën e misionit për të përfaqësuar një fuqi të katërt. Ka një vijë mjaft të hollë dhe është përherë e rrezikshme, që të përpiqemi t’i kombinojmë dhe t’i bëjmë që të jetojnë të dyja bashkë në harmoni.

Si të rregullohet kjo hapësirë kaotike ku vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëshoqëruese, duke e bërë ndonjëherë shumë të vështirë dallimin mes tyre. Shpifjet dhe shantazhet janë kthyer në një problem shumë i madh” tha Edi Rama./ db/Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *