Gazetari paralajmëron: Pse 11 shkurti nuk do jetë protestë e qetë!

0
Shpërndaje lajmin

Gazetari Flogert Muça tha në një intervistë për Euronews Albania se protesta e opozitës në 11 shkurt nuk pritet të jetë e qetë.
Sipas tij, fakti që pas çdo proteste nuk ka rritje në elektorat tregon që nuk u ka ngelur gurë tjetër veçse të presin që të ndodhë ajo që ndodhi me opozitën e Ramës në 21 janar.
“Guri i fundit është që Rama të bëjë atë që bëri Berisha në 21 janar, të qëllojë. Ndaj kam frikë se data 11 shkurt nuk do jetë një ditë e qetë dhe e mirë se për të zhvilluar një protestë si gjithë të tjerat që do tregonte një Berishë si Basha dje, dhe kjo s’do ketë asnjë vlerë. Them se ata në datë 11 do e lënë gjënë të rrjedhë vetë dhe edhe mund të eskalojë, se në turmë njeriu e humb individualitetin”, tha gazetari.
 
LEXONI GJITHASHTU:

1500 policë për protestën e opozitës, Rrumbullaku takim me shefat e komisariateve
A do të jetë prezent në protestën e PD-së? Përgjigjet Salianji

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *