Gazetari publikon mesazhet: Si i kërkonte Naim Murseli para borxh një amerikani

0
Shpërndaje lajmin

Gazetari i Kosovës, Milaim Zeka, ka publikuar disa mesazhe për të cilat pretendon se janë shkruar nga Naim Murseli.
Përmes një postimi në Facebook, krahas mesazheve, Zeka pretendon se në këto sms Naimi i kërkon para borxh një shtetasi amerikan, madje me fajde.
Ai thotë se e gjithë kjo histori ngjan me një telenovelë dhe fajëson të atin e Naimit se po përpiqet të fshehë krimin.
Kujtojmë se Naim Murseli dyshohet të jetë porositësi i vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt, mbrëmjen e 29 nëntorit.
Reagimi i Zekës:
Kur baba behet zedhenes i nje planifikuesi te vrasjes te familjes se tij
Sipas Policise te Kosoves, Naimi ka pranuar çdo gje rreth planifikimit te vrasjes. Madje vrasesin e kishte ftuar ne darke, ne te njejtin restoran, por me nje tavoline tjeter.
Krejte kjo histori reale dhe bizare, ngjane me telenovela te tmerrshme.
Duke qene Naimi brenda, dhe duke dashte me rrite nr e klikimeve, gazetar sharlatant, e disa moderator, portale e gazeta, sjellin llojelloje teorish te konspiracioneve, duke mos iu referu hetimeve dhe deklaratave ne polici. Flitet per shume rrena, qe te vritete e verteta.
E ne krye te rrenave na del babai i Naimit, i cili prej fillimit ka qene i dyshimt se po perpiqet te fshehe krimin.
Prej gadishmerise “per ta vra djalin” tani del mbrojtes, madje edhe dezinformues. Del edhe akuzues ndaj policise, si dhe njerezeve qe e dine te verteten rreth Naimit.
Nese nuk je i gatshem me thane te verteten, ma mire mbylle gojen.
Qe vetem nje sms i Naimit ku i kerkon pare borgj nje amerikani, madje me fajde….

LEXONI GJITHASHTU:

“S’e kuptoj si e mbante afër”- Zeka: I thosha Pacollit, Murseli të ka mashtruar
“Kishte shumë borxhe”, Zeka: Si abuzoi Naim Murseli me emrin e Behgjet Pacollit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *