Gazetarja: 1700 euro m2 në pallatin që u dogj, shumica e kishin blerë me kredi
Kamera e Euronews Albania ishte këtë të premte në ambientet e jashtme të pallatit në rrugën Sali Butka në kryeqytet.
Në dëshminë e dhënë jashtë kamerave për gazetaren Ortenca Budlla, banorët kanë pranuar se kanë paguar 1700 euro për metër katror, për blerjen e një banese në këtë godinë.
Gazetarja shtoi se sipas dëshmive të banorëve shumica e tyre i kishin blerë apartamentet me kredi dhe zjarri u kishte shkaktuar dëme financiare mjaft të mëdha.
“Ndërtesa nuk ka më shumë se dy vite që është ndërtuar, aty mungonin shkallët e emergjencës. Nga bisedimet që kam pasur me banorët më është bërë e ditur se kanë paguar më shumë se 1700 euro, metri katrorë për hyrjet në këtë pallat dhe shumica prej tyre janë me kredi. E thënë nga ana e tyre, “Shtëpia na u dogj, po kush do na e paguaj kredinë”- tha Budlla.