Gazetarja: Djali im 2 vjeç nuk fliste shqip, por kuptonte në anglisht

0
Shpërndaje lajmin

Gazetarja Malvina Tare tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se djali i saj në moshën 2-vjeçare nuk e kuptonte shqipen, por kishte më komode gjuhën angleze.
Sipas saj diçka e tillë ka ardhur duke qenë se në periudhën e COVID-it i vendosnin shumë video në gjuhën angleze dhe truri i tij i përthithi shumë shpejt.
“Në seancën e parë të terapisë, terapistja tha që djali flet shumë, por flet anglisht. S’më kishte shkuar kurrë në mendje sepse vjen dhe pak imcak në trup dhe kishim menduar që është akoma i vogël, ai bebi i vogël, i përkëdhelur, t’i japim kohë, do të mësojë, do të shikojë. Ndërkohë, e mbronim nga të gjithë familjarët që thoshin shiko duhet ta kontrolloni se ka diçka që nuk shkon,” – u shpreh Tare.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Si “rrodhi” videoja e Safet Gjicit? Gazetari zbardh skemën: U shpëtoi nga duart!
“Alma Kaçi si Dritan Prifti”, gazetari: Siguruan prova që drejtësia s’i merrte dot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *