GAZI/ Paralajmërimi për një skenar “makthi politik”, pse Gjermania mund të vendoset para një sprove të skajshme

Shpërndaje lajmin

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është i mendimit, se masat kundër ngushticave të furnizimit me gaz do të jenë të nevojshme përtej dimrit që vjen. Në një mesazh me video politikani i SPD-së u shpreh se “këto ditë na preokupon siguria e furnizimit me energji. Kjo do të na preokupojë ende në javët e ardhshme, muajt dhe vitet e ardhshme.”
Ky nuk është paralajmërimi i parë i kancelarit gjerman këtë javë. Të hënën e kaluar Olaf Scholz i përgatiti gjermanët për një krizë të zgjatur me çmime të larta. Në videomesazhin e fundjavës ai theksoi se qeveria gjermane brenda një kohe shumë të shkurtër ka marrë shumë vendim,e që Gjermania të jetë e përgatitur mirë. “Ne po ndërtojmë përçues, terminale të gazit të lëngshëm. Ne kujdesemi që depot e gazit të mbushen. Ne kujdesemi që të përdoren centralet e qymyrit, që të kursejmë gazin.”
Por sipas Scholz në plan afatgjatë bëhet fjalë që të pavarësohemi nga importimi i naftës, qymyrit dhe gazit dhe të zgjerojmë energjitë e rigjenrueshme. Këtë po e bëjmë me shumë ligje, që janë miratuar këtë javë”, tha kancelari gjerman, duke shtuar, se kjo po bëhet me një temp të tillë kohor, “të cilin Gjermania nuk e ka njohur më parë dhe kjo është e nevojshme.”
“Makth politik”
Nga një “skenar makthi politik” paralajmëron ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck para kërcënimit për ndërprerjen e plotë të gazit nga Rusia. Për këtë skenar bëhet fjalë, kur shteti në rast akut krize duhet të komandojë ndarjen e gazit, tha Habeck për Deutschlandfunk. Nuk kam iluzione, ka thënë politikani i gjelbër, se çfarë do të thotë ndodhë. “Kjo do ta vendosë Gjermaninë para një sprove të skajshme, që në këtë formë nuk e kemi pasur prej kohësh.” Një situatë e tillë mund të mënjanohet, nëse kursejmë gaz, ka thënë Habeck. Një ndërprerje e menjëhershme e gazit do ta “çonte në limit solidaritetin shoqëror. Ministri gjerman i Ekonomisë ka thënë, se sipas normës europiane “më së fundmi” ndërhyhet në përdorimin privat të gazit, tek infrastruktura kritike si spitalet dhe qendrat e kujdesit për të moshuarit.”
Edhe kreu i Agjencisë Federale të Rrjetit, Klaus Müller i trembet një “varfërie të gazit” dhe i përgatit qytetarët për një krizë të zgjatur. “Edhe nëse nuk do të kemi emergjencë të gazit, ai do të mbetet i shtrenjtë”, ka thënë Müller për revistën “Focus”. Ende pasojat e ngushticave të furnizimit me gaz nuk kanë mbërritur tek konsumatorët. Sipas Müller “për një familje kjo do të thotë 2000-3000 euro më shumë në vit.” /DW/

Leave a Reply

Your email address will not be published.