Gent Sejko optimist/ Kriza do të përfundojë më shpejt sesa pritej

Share

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është treguar optimist përsa i përket krizës ekonomike në të cilën ndodhet vendi për shkak të tërmetit dhe pandemisë së Covid-19.

Sejko paralajmëroi se kriza do të përfundojë më shpejt ngasa pritej, ndërsa theksoi se vaksina do të ndikojë pozitivisht edhe në ekonomi.

“Kriza do të përfundojë më shpejt se sa pritej. Sa më shpejt të dalë vaksina, aq më shpejt do ndërpritet ky zinxhir dhe ekonomia do të ngrihet”, u shpreh ai në emisonin “Top Talk”.

Ndërkohë, përsa i përket inflacionit ai tha se ka pasur një rënie të lehtë dhe kursi i këmbimit ka qëndruar stabël.

Ka një rënie të lehtë në inflacion, por ka dhe një shenjë të mirë se nuk janë rritur çmimet. Kemi stabilitet çmimesh dhe politika jonë monetare ka funksionuar. Kursi i këmbimit ka qëndruar stabël sepse nëse do kishin qoftë inflacion, qoftë nëse do të binte kursi i këmbimit, situata do të përkeqësohej”, theksoi guvernatori i BSH-së./ CNA.al


Share

Komente