George Clooney sulmon Trump: Do të përfundojë në koshin e mbeturinave të historisë

Share

Një nga aktorët më të njohur amerikanë, George Clooney ka sulmuar ashpër presidentit aktual Donald Trump, pas akteve të dhunës të disa ditëve më parë në Kongres, ku 5 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u arrestuan.

Gjatë një interviste për një media të Hollywood, Clooney u shpreh se tashmë Trump dhe familja e tij do të përfundojnë në koshin e mbeturinave të historisë.

“Donald Trump dhe e gjithë familja e tij duhet të shkojnë në koshin e plehrave të historisë. Emri i tij tani do të shoqërohet përgjithmonë me kryengritjen”, mësohet të ketë thënë ai.

Gjithashtu Clooney shtoi se mbështet nismën për aktivizimin e amendamentit të 25 të Kushtetutës amerikane për shkarkimin nga detyra të Trump.


Share

Komente