Gërvalla: BE t’u qëndrojë zotimeve për integrimin e Kosovës

Shpërndaje lajmin

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla thotë se BE duhet të respektojë zotimet e saj për ta bërë Prishtinën anëtare së shpejti.
Gërvalla ishte ndër pjesëmarrësit në Forumin “The EU Meets the Balkans”, ku politikanët dhe ekspertët diskutuan për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE.
Ajo tha se njerëzit në Kosovë e mbështesin fuqishëm integrimin në BE dhe se vendi po bën të gjitha përpjekjet për të përmbushur kërkesat për anëtarësim.
Gërvalla bëri thirrje për përparim të mëtejshëm drejt heqjes së vizave për Kosovën, por tha se anëtarësimi i plotë është qëllimi i vërtetë i vendit të saj.
“Franca ka pasur zgjedhjet e saj dhe shpresojmë se do të ketë përparim”, shtoi ajo.
Gërvalla tha se është e bindur se BE-ja nuk ka nevojë për luftë për të vlerësuar rëndësinë e zgjerimit të vazhdueshëm dhe integrimit të pjesës tjetër të Evropës.
“Mesazhet që po i dërgohen Ballkanit Perëndimor duhet të jenë shumë të qarta”, tha kryediplomatja e Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Sofje, Gërvalla u takua me Komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi si dhe ministren e Jashtme të Bullgarisë, Teodora Genchovska.

Leave a Reply

Your email address will not be published.