Gërvalla në NATO: Kosova u dëshmua si kontributdhënëse për paqe

0
Shpërndaje lajmin

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, thotë se Kosova është e gatshme të nisë dialogun dhe procesin e konkretizimit të raporteve me NATO-n.
Ajo ka shtuar se Kosova u dëshmua si kontributdhënëse për paqe e siguri.
Gërvalla të martën ka vizituar selinë qendrore të NATO-s.
“Ministrja Gërvalla tutje ka theksuar se Republika e Kosovës është e gatshme dhe e vendosur të fillojë dialogun dhe procesin e konkretizimit të marrëdhënieve tona, duke vënë në pah se Kosova si faktor kyç dhe i dëshmuar si kontributdhënëse për paqe dhe siguri në rajon dhe përtej i ka përqafuar vlerat euroatlantike, të cilat i ndan me aleatët, miqtë dhe partnerët e saj ndërkombëtarë. Vëmendje e veçantë gjatë këtij takimi kanë zënë dhe aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke nënvizuar obstruksionet dhe sulmet e vazhdueshme të Serbisë si dhe ndërhyrjet e vazhdueshme të influencave të huaja për destabilizim të Kosovës dhe rajonit, në veçanti asaj ruse në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *