November 27, 2021

Gërvalla ngushëllon autoritetet në Maqedoni për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Shpërndaje lajmin

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla përmes një telegrami ngushëllimi drejtuar homologut të saj nga Maqedonia Veriore Bujar Osmani ka shprehur dhembjen për humbjen e jetëve të dhjetëra qytetarëve në aksidentin tragjik në Bullgari.

“Me trishtim të thellë mora lajmin për aksidentin tragjik në Bullgari, ku në mëngjesin e sotëm humbën jetën 46 persona nga Maqedonia e Veriut.
Dua gjithashtu të theksoj gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të qenë pran dhe për të ndihmuar në çdo gjë që është e nevojshme për qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut në këtë moment të kobshëm. Sot të gjithë ne bashkëndiejmë me ju dhe lutemi që të lënduarit të shërohen sa më parë”, thuhet në telegram.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *