Gjarpri pickon 10-vjeçaren në shkollën në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

0
Shpërndaje lajmin

Një nxënëse e moshës 10-vjeçare e një shkolle private në Tiranë është pickuar nga gjarpri. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e institucionit privat arsimor në zonë e Farkës në kryeqytet.
10-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.
“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu raportohet se në ambientet e një shkolle 9-vjeçare në rrugën “Dalip Topi”, dy nxënës janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku njëri ka përfunduar në spital.
“Rreth orës 11:30, në rrugën “Dalip Topi”, në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 12 vjeç. Si pasojë është dëmtuar njëri prej tyre i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:

Maliq| Babai kallëzon në Polici: Kam humbur kontaktet me djalin prej 10 ditësh
Humbi kontaktet me familjen 3 ditë më parë, gjendet i vdekur 66-vjeçari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *