Gjashtë kandidatë për deputetë të LDK-së nga Podujeva, listës i prin Agim Veliu

Share

Në listën e LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë gjashtë kandidatë nga Podujeva, ku kësaj liste i prin ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu, njëkohësisht edhe ministër në detyrë i Brendshëm.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi të degës së LDK-së në Podujevë.

Veliu kandidon pas një kohe të gjatë për deputet, pasi për disa mandate ishte kryetar i Podujevës, e së fundi edhe ministër në dy qeveri, Kurti e Hoti.

Pos Veliut, kandidatë tjerë nga Podujeva për deputetë janë Fidan Rekaliu, Ekrem Hyseni, Visar Hoti, Fatlume Jaha dhe Zahide Gërvalla.


Share

Komente