Gjashtë të vdekur dhe mijëra familje pa energji elektrike në Kaliforni si pasojë e motit të keq

Shpërndaje lajmin

Moti i keq nuk i ndahet SHBA,  shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta kanë lënë qindra mijëra shtëpi dhe biznese pa energji elektrike në Kaliforni, ndërsa rajoni po përgatitet për përkeqësimin e motit në ditët në vijim.
Më shumë se 330,000 familje dhe biznese u raportuan të jenë pa energji elektrike në Kaliforni që nga ora 3:08 e mëngjesit me orën lokale (10:08 e mëngjesit), sipas të dhënave nga PowerOutage.us.

Santa Cruz and Capitola, California… storm leaves thousands without power pic.twitter.com/cI2SmTJAZE
— 𝚁𝙰𝙶𝙴 𝙰𝙶𝙰𝙸𝙽𝚂𝚃 𝚃𝙷𝙴 𝚅𝙰𝙲𝙲𝙸𝙽𝙴 (@72powpow) January 7, 2023

 
Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e kushteve atmosferike në fundjavën e Vitit të Ri, duke përfshirë një fëmijë që u vra nga rrëzimi i një peme në një shtëpi në Kaliforninë veriore.
Ndërkohë, shërbimi i motit paralajmëroi se një tjetër “lum atmosferik” me ajër të dendur dhe të lagësht do të godasë nesër të hënën Kaliforninë me reshje shiu dhe bore në male.
Një buletin emergjent i Shërbimit të Motit të SHBA (NWS) i lëshuar të shtunën tha se efekti kumulativ i një sërë stuhish të forta që nga fundi i dhjetorit mund të shkaktojë nivele rekord lumenjsh dhe përmbytje në pjesën më të madhe të Kalifornisë qendrore.

#californiastorm pic.twitter.com/sTGaRx3qk6
— ☭Snorkmaiden☭ (@WitchEBitch) January 8, 2023

/
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *