Gjekmarkaj në mbrojtje të Bashës/ Akuzat ishin tendencë për të përzierë letrat

Share

Analisti Agron Gjekmarkaj, i cilësoi si stisje akuzat e ngritura ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha për zhdukjen e kasetës së masakrës së Krushës së Madhe.

Gjekmarkaj thotë se këto akuza janë një histori pa subjekt që po përdoret për qëllime të pastra elektorale e politike.

Sipas tij, e gjithë kjo u bë për të goditur Bashën dhe për të përzierë letrat.

Kanë qenë 2 javë ku qeveria i vodhi kohë opozitës me një histori të stisur e banale. Ishte një histori pa subjekt. Ishte mbi të gjitha një histori që po përdoret për qëllime të pastra elektorale e politike.
Asnjë nga argumentat që u dhanë, si u komponzuan dëshmitë dhe iu dha opinionit pulbik kishte një regji.

E gjitha u bë për të goditur Bashën, duke u barazuar në një aspekt të caktuar me Kosovën dhe për t’i dhënë kredite Ramës që ka konflikte me lidershipin e Kosovës. Ishte një tendencë për t’i përzierë letrat. Kjo duhet të shërbejë për diçka si ngjarje. Do ishte mirë mos ndodhë më një goditje kaq e ulët. Rasti të mësojmë diçka”, u shpreh analisti në News 24./ CNA.al


Share

Komente