Gjekmarkaj tallet me axhendën e Ramës/ Do shkojë në Uashington të zgjidhë mosmarrëveshjet e Trump dhe Biden

Share

Vizitat e kryeministrit Edi Rama në Turqi dhe Greqi kanë ngritur dyshime të forta. Mediat greke raportuan se Rama po luan rolin e ndërmjetësuesit për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe Greqisë.

Teksa u pyet për këto aludime, analisti Agron Gjekmarkaj është tallur me axhendën e kreut të qeverisë.

Gjekmarkaj tha në emisionin “Zonë e Lirë” se ka informacone shumë serioze që Rama do shkojë në Uashington më 20 janar për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes Donald Trump dhe Joe Biden.

Kam informacione shumë serioze që mosmarrëveshjet që ka Trump me Biden do ftohet Edi Rama që t’i zgjidhë në 20 janar në Uashington”, deklaroi analisti./ CNA.al


Share

Komente