Gjenden dokumente sekrete në një stacion autubusi në Britani

Share

Disa dokumente sekrete rreth kalimit të anijes luftarake britanike në ujërat e Krimesë një javë më parë, janë gjetur në një stacion autobusi në Kent.  Ministri britanik i mbrojtjes ka nisur hetimet pas zbulimit, në një stacion autobusi në Kent.

Në një deklaratë të publikuar në mediat sociale, ministria britanike  konfirmoi se dokumentet janë gjetur nga një qytetar i cili i ka dorëzuar në zyrën e objekteve të humbura. Deklarata përfundonte me fjalinë se do të ishte e papërshtatshme të jepeshin detaje të tjera.

Mes dokumenteve ka dhe disa vlerësime për rrezikun e reagimeve agresive nga ana e Rusisë pas kalimit para Krimesë së anijes britanike të luftës. Pas zbulimit, të cilin zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse e cilësoi si provokimin e radhës, duket se Londra ka përllogaritur rrezikun duke konfirmuar gjithsesi misionin përballë rajonit të aneksuar nga Moska, për të dhënë një sinjal politik.

Pas incidentit, ministria e jashtme ruse kërkoi në takim ambasadoren britanike, të cilës iu dorëzua një notë zyrtare proteste./abcnews.al

Komento

Recent Posts

  • a1Instant
  • Bota
  • Gjermani
  • shofere

Gjermania kërkon shoferë me pagë 2750 euro

17 mins ago
  • CH-Ballkani
  • Covid 19
  • Koronavirusi: çast pas çasti
  • lajme
  • maqedoni
  • Maqedonia
  • Shkolla
  • testimi

Maqedoni: Nga e hëna fillon testimi për Covid-19 i nxënësve në shkolla

18 mins ago
  • a1Instant
  • Franca
  • liga e kombeve
  • Spanje
  • Sport

NATIONS LEAGUE/ Spanjë – Francë, formacionet zyrtare

2 hours ago