November 29, 2021

Gjendet i vdekur mërgimtari 29-vjeçar në Itali

Shpërndaje lajmin

 

B.Sh., 29-vjeç, u gjet i vdekur në një rrethrrotullim në Piza të Italisë. Dyshimet e para të policisë janë se viktima po lëvizte me një skuter, kur mendohet se humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas, transmeton albinfo.ch.

Disa dëshmitarë thanë se e gjetën atë të shtrirë. Pasi vunë re se ai nuk po lëvizte, njoftuan policinë. Autoritetet thonë se ka dyshime se atë e ka zënë gjumi ose mund të ketë pasur ndonjë problem shëndetësor.

29-vjeçari kishte qenë te e dashura e tij përpara se të merrte skuterin për t’u larguar. Hetimet po vazhdojnë, ndërkohë që për ngjarjen nuk ka dëshmitarë. /Il Terreno


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *