Gjendja e ushtrisë/ Gazetari: Paguam 33 mln € për katër anije, s’kemi asnjë
Këtë të diel në Emisonin “Review” në Euronews Albania u diskutua mes të tjerave edhe gjendja e ushtrisë shqiptare.
Gazetari Ferdinand Dervishi tha se për fat të keq edhe pse janë bërë investime, 3 milionë euro për satelitë dhe 33 milionë euro për anije luftarake në të gjendje reale pune ne nuk kemi asnjë prej tyre, madje sipas tij ushtria shqiptare nuk ka asnjë helikopter i cili do të mund të mbajë 10 forca ushtarake për t’i çuar në kufi në rast konflikti.
“Me tre milionë euron mund të kishim riparuar helikopterët. Ne nuk kemi asnjë helikopterë ushtarak funksional për të marrë 10 forca ushtarake për ti çuar në kufi në rast konflikti. Kemi edhe katër anije të reja të cilat , janë 33 milionë euro të blera, nga të cilat 13 milionë euro i pagoi qeveria holandeze, një anije e gjysmë na e kanë falur.
Nga këto katër anije nuk është asnjëra në gjendje pune. Ato kanë 10 vite pa riparim. Për më keq një e kanë marrë ashtu siç është dhe e çuan në mënyrë të paligjshme në detin Egje. Ajo mund të rrezikojë edhe jetën e ekuipazhit.
LEXONI GJITHASHTU:
Lufta Izrael-Palestinë/ Studiuesi shpjegon: Ja ku është zanafilla e konfliktit
Ronaldo rrezikon 99 goditje me kamxhik nëse kthehet në Iran, shkak një puthje