Gjeneva është një nga qytetet më të mbipopulluara
Gjeneva është një nga qytetet më të mbipopulluara në botë, duke iu bashkuar rangut të qyteteve si Londra, Dublini, Toronto dhe Lima.
Është në vendin e 22-të në indeksin botëror të krijuar nga kompania SatNav Tom Tom. Cyrihu nuk është shumë prapa, ndodhet në vendin e 28-të.
Matjet bëhen sipas kohës, pra sa kohë i duhet një makine për të udhëtuar 10 km.
Në Gjenevë është pak më shumë se 24 minuta, Cyrihu është një minutë më i shpejtë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Qyteti më i keq në botë është Londra, ku duhen mbi 37 minuta për të kaluar të njëjtën distancë.