January 20, 2022

Gjeneva kundër tarifës për rrugore midis Annemasse dhe Saint Julien

Shpërndaje lajmin

Politikanët e Gjenevës po nisin një luftë kundër planeve franceze për të sjellë një tarifë në seksionin e autoudhëve që kalon midis Annemasse dhe Saint Julien.

Rruga përdoret nga mijëra punëtorë ndërkufitar çdo ditë.

Gjeneva është e shqetësuar se masa do të nënkuptojë shumë më tepër trafik në rrugë më të vogla dhe nëpër fshatra përreth rajonit, ndërsa udhëtarët përpiqen të shmangin tarifën, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Një mocion i bën thirrje kantonit dhe konfederatës që të ndërhyjnë me francezët për ta mbajtur rrugën të lirë.

Por është venë re se francezët rrallë i dëgjojnë dhe i marrin për bazë shqetësimet zvicerane.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *