Gjenevë: Babai vret fëmijën e vet 4-vjeçar, pastaj bën vetëvrasje

Shpërndaje lajmin

Policia ka gjetur sot të vdekur një fëmijë katërvjeçar dhe babain e tij (46) në Avully, në kantonin e Gjenevës. Policia Kantonale konsideron se bëhet fjalë për një tragjedi familjare, transmeton albinfo.ch.
Siç njofton Policia e Kantonit të Gjenevës të hënën pasdite, tragjedia kishte ndodhur herët në mëngjes, shkruan 20minuten.ch. Sipas informacioneve të deritanishme, një baba (46) ka qëlluar në banesën e tij fëmijën e tij katërvjeçar dhe më pas veten.
Policia për momentin nuk ofron informacione më të hollësishme. Hetimet udhëhiqen nga prokurori publik Walther Cimino.

Leave a Reply

Your email address will not be published.