Gjenevë: Ndizet vetura me motor hibrid, 22 zjarrfikës ndërhynë

Shpërndaje lajmin

Një makinë me motor hibrid ka marrë flakë në një parkim nëntokësor në Veyrier në Gjenevë.
Shërbimi Zjarrfikës i Gjenevës thotë se bateria u ndez.
U deshën 22 zjarrfikës për të vënë nën kontroll flakët. Nga zjarri janë dëmtuar dy makina të tjera dhe disa motoçikleta, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Banorët në një pallat aty pranë u evakuuan. Disa u dërguan në spital për t’u kontrolluar për thithjen e tymit.
Makina duhej të transportohej në një vend të sigurt. Një zëdhënës i zjarrfikësve thotë se bateritë e litiumit janë të paqëndrueshme dhe mund të rindizen në çdo kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *