November 27, 2021

Gjenevë: Pacientëve me kancer u zbutet dhimbja pas infektimit me Covid-19

Shpërndaje lajmin

Mjekët në Spitalin Universitar të Gjenevës (HUG) kanë vëzhguar në vazhdimësi tre pacientë me kancer të cilët kishin pasur dhimbje kronike  nga kjo sëmundje, transmeton albinfo.ch.

Tek ata, sipas konstatimit të mjekëve në fjalë, infektimi me Covid-19 ka çuar në lehtësim të përkohshëm ose madje edhe në zhdukjen e dhimbjes, raporton srf.ch.

Sipas artikullit të tyre shkencor në revistën e specializuar “Pain”, mjekët dyshojnë se ky lehtësim i papritur i dhimbjes pas infektimit me koronavirus mund të shkaktohet nga një mosfunksionim i sistemit nervor. Si rezultat, dhimbja nuk perceptohet pak a shumë fort.

Shkaku mund të jetë vetë virusi, i cili sulmon qelizat nervore, ose reagimi i tepërt i sistemit imunitar, i cili mund të vërehet tek rrjedhat e rënda të sëmutrjes nga Covid-19.

Sipas studimit, tre pacientët me kancer ishin burra të moshës 67 deri në 84 vjeç, përcjell albinfo.ch. Ata nuk i janë përgjigjur trajtimit me opioid për dhimbjet e tyre të forta.

Njëri prej pacientëve kishte dhimbje që ktheheshin gradualisht pas shërimit nga Covid-19.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *