Gjermanët të pakënaqur me Olaf Scholz, kërkohet qeveri e re

0
Shpërndaje lajmin

Një sondazh i realizuar nga agjencia e sondazheve INSA dhe publikuar nga gazeta Bild tregon se Olaf Scholz nuk ka arritur të fitojë simpatinë e gjermanëve.
Gati 2/3 e gjermanëve duan t’i largojnë pushtetin koalicionit që drejton vendin sepse sipas tyre, kjo do e ndryshonte gjendjen për mirë.
Vetëm 22% e të anketuarve nga INSA thanë se mendonin se zgjedhjet nuk do të ishin në përfitim të Gjermanisë. E njëjta përqindje thanë se ishin të kënaqur me punën e Olaf Scholz si kancelar, ndërsa 70% është shkalla e të pakënaqurve.
Vetëm 10% thanë se koalicioni aktual po bën më mirë se ai i Merkel, ndërsa 49% e shohin atë si më të keq. Ndërkohë, 28% thanë se rezultati ishte i përzier në varësi të politikave.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Zelensky dhe Scholz kërkojnë zgjatjen e marrëveshjes së drithërave
Situata në Rusi, Biden telefonon Sunak, Macron e Scholz. Shtëpia e Bardhë jep detaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *