Gjermani: 3 të arrestuar për spiunazh tek shërbimi sekret kinez

0
Shpërndaje lajmin

Tre gjermanë janë arrestuar pas dyshimeve se kanë spiunuar për shërbimin sekret kinez, thanë sot prokurorët federalë.
“Dy burra dhe një grua u arrestuan sot në qytetet gjermane perëndimore të Duseldorfit dhe Bad Homburg”, tha Prokurori i Përgjithshëm Publik Federal.
Ata dyshohet se kanë punuar për shërbimin sekret kinez që nga qershori i vitit 2022 dhe se kanë shkelur Aktin e Tregtisë së Jashtme dhe të Pagesave në këtë kontekst.
Çështja ka të bëjë me transferimin e informacionit mbi teknologjinë ushtarake tek shërbimi sekret kinez, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.
“Gjatë kohës kur u arrestuan, të dyshuarit ishin në negociata për projekte kërkimore që mund të ishin të dobishme për zgjerimin e fuqisë luftarake detare të Kinës në veçanti”, sipas prokurorëve.
Gjithashtu, autoritetet kanë kryer kontrolle në shtëpitë dhe vendet e punës të të dyshuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *