Gjermani: Gati të lehtësohen masat Covid-19

Shpërndaje lajmin

Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Shëndetësisë në Saksoni-Anhalt, qëllimi i takimit të së enjtes është unifikimi i rregullave për karantinë dhe izolim në mbarë vendin, përcjell albinfo.ch.
Kjo mund të përfshijë shkurtimin e kohëzgjatjes së izolimit të detyrueshëm dhe karantinës në vetëm pesë ditë – me shumë mundësi vetëm për ata që nuk kanë simptoma në ditën e pestë.
Në fillim të prillit, ministri Federal i Shëndetësisë, Karl Lauterbach (SPD) dhe ministrat e shëndetësisë shtetërore kishin shpalosur planet për ta bërë vullnetar izolimin Covid për të gjithë, përveç punonjësve të sektorit shëndetësor. Në vend të kësaj, një periudhë pesëditore izolimi do të ishte “rekomanduar fuqimisht” nga qeveria.
Masa kishte për qëllim të zvogëlonte presionin mbi autoritetet lokale shëndetësore, të cilët janë përgjegjës për zbatimin e rregullave të detyrueshme të izolimit.
Ata gjithashtu kishin planifikuar të shkurtonin kohëzgjatjen e rekomanduar të izolimit për njerëzit e infektuar në vetëm pesë ditë. Por brenda pak ditësh, Lauterbach u tërhoq nga propozimet, duke thënë se ideja e bërjes së izolimit vullnetar kishte qenë një “gabim i qartë”, përcjell tutje albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published.