October 17, 2021

Gjermani: Kandidatët për kancelar, në betejën e fundit për të fituar mandatin

Shpërndaje lajmin

Dy kandidatët që ka shumë të ngjarë të bëhen kancelar të ardhshëm të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Armin Laschet, do të zhvillojnë takimet e tyre të fundit zgjedhore sot, përpara zgjedhjeve të nesërme parlamentare.

Sondazhet tregojnë një diferencë të vogël midis të dyve, me Scholz që kryeson ndaj konservatorit Laschet me vetëm tri pikë përqindje, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.

Kancelarja në largim, Angela Merkel, e cila udhëhoqi ekonominë më të madhe të Evropës për gati 16 vjet, po mbështet kolegun e saj demokristian Laschet në një takim në Aachen, në kufi me Francën.

Scholz i social-demokratëve të qendrës së majtë (SPD) është më afër kryeqytetit, me një takim përfundimtar në landin e Brandenburgut.

Kandidatja e tretë për kancelar, Annalena Baerbock, e të gjelbërve, përfundoi zyrtarisht fushatën e saj zgjedhore.

Ajo konsiderohet se nuk ka gjasa të ketë shans për kancelar.

Por, partia e saj pritet të përmirësojë ndjeshëm rritjen e elektoratit që nga zgjedhjet e fundit në 2017 dhe gjithashtu do të jetë pjesë e një qeverie të ardhshme koalicioni.

Shumica e vëzhguesve presin që rezultati i votimit të jetë një koalicion tripalësh, por është e paqartë se kush do të jetë atje.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *