April 15, 2021

Gjermani: Mbi 7 mijë persona të diagnostikuar me Covid në 24 orët e fundit

Shpërndaje lajmin

Gjatë 24 orëve të fundit nga virusi Covid, në Gjermani kanë humbur jetën 250 persona, përcjell albinfo.ch.

Sipas një deklarate nga Instituti Robert Koch (RKI), 7.485 persona janë diagnostikuar me COVID-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i rasteve në vend është rritur në 2.674.710.

Numri i viktimave është rritur në 74.964.

Në Gjermani, 7 milionë e 650 mijë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa 3 milionë e 500 mijë të tjerë dozën e dytë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas një takimi që zhvilloi nëpërmjet video konferencës me kryeministrat e rajoneve njoftoi ashpërsimin e masave të marra në kuadrin e luftës kundër COVID-19 duke deklaruar se është zgjatur deri më 18 prill afati i masave, i cili ishte i vlefshëm deri më 28 mars.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *