Në të ardhmen, nëse udhëtoni në Gjermani nga një zonë rreziku jashtë vendit, do të duhet të paguani për testin Covid-19, njoftoi të martën agjencia e lajmeve DPA.
Në momentin kur njerëzit vijnë nga një zonë me rrezik të lartë jashtë vendit, ata kanë mundësinë e testimit për koronavirus pa pagesë më së shpejti pesë ditë në karantinën e detyrueshme 10-ditore.
Sidoqoftë, kjo ofertë do të skadojë së shpejti: nga 16 dhjetori e tutje testet nuk do të jenë më falas nga ata që mbërrijnë në Gjermani nga zonat e rrezikut, raportoi DPA nga qarqet e Ministrisë së Shëndetësisë, përcjell albinfo.ch.