April 18, 2021

Gjermani: Numër i lartë i rasteve ditore, pritet zgjatja e masave

Shpërndaje lajmin

U bë e ditur se sot në Gjermani temë diskutimi do të jetë pandemia e Covid-19 dhe masat kundër përhapjes së saj në Gjermani, takim ky mes kancelares Merkel dhe 16 kryeministrave të landeve, transmeton albinfo.ch.

Sikurse pohon një dokument i shpërndarë në fundjavë, vendi pritet të zgjasë pa limit kufizimet aktuale si pasojë e rritjes së incidencës së të infektuarve gjatë javës së fundit.

Sipas institutit “Robert Koch”, vendi regjistroi dje 103 të infektuar për 100 mijë banorë, në krahasim me 72 të tillë që ishte një javë më parë. Izolimi do të hiqet vetëm kur kjo shifër të arrijë në 50, thonë autoritetet.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *