November 29, 2021

Gjermani: Rekomandohet doza e tretë e vaksinës për të gjithë personat mbi 18 vjeç

Shpërndaje lajmin

Komiteti këshillues i vaksinave në Gjermani po rekomandon dozat përforcuese kundër COVID-19 për të gjithë njerëzit mbi 18 vjeç.

Kjo pasi rastet me koronavirus në Gjermani arritën të enjten në një nivel të lartë prej 65 mijë.

Komiteti STIKO thotë se rekomandon gjithashtu që dozat e treta të jenë nga një vaksinë mRNA, siç janë ato të Pfizer-BioNTech dhe Moderna-s dhe duhet të jepet gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se Evropa ishte i vetmi rajon në botë ku vdekjet nga COVID-19 u rritën javën e kaluar, pas një rritje prej 5 për qind.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *