Gjermani: Të hiqet e drejta e vetos në Bashkimin Evropian

Shpërndaje lajmin

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, deklaroi të hënën se BE-ja duhet ta heqë të drejtën individuale të shteteve anëtare për të vendosur veton ndaj politikave të jashtme, pasi blloku evropian nuk mund të mbahet peng.

Komentet e tij reflektojnë acarimin e Berlinit me mënyrën se si vende anëtare, si për shembull Hungaria, pengojnë Unionin të veprojë për çështje për të cilat thuajse të gjitha shtetet bien dakord.

“Nuk mund t’i lejojmë vetes të mbahemi peng nga njerëz që pengojnë politikën e jashtme të Evropës me vetot e tyre”, deklaroi Maas.

Shefi i diplomacisë gjermane nënvizoi se nëse një vend bën një gjë të tillë, atëherë ai vë në rrezik kohezionin e tërë Evropës.

“Ndaj, vetoja duhet të hiqet, edhe nëse kjo nënkupton se mund të mundemi me vota”, theksoi Maas.

Deklaratat e tij vijnë si një kritikë e pazakontë e Gjermanisë ndaj një vendi anëtar. Gjermania, e vetëdijshme për peshën politike dhe ekonomike që ka në BE, bën shumë kujdes që të mos duket si një vend dominues kur bëhet fjalë për të vendosur.

Në prill, Hungaria bllokoi një deklaratë të BE-së që kritikonte ligjin kinez për sigurinë e Hong-Kongut, duke minuar përpjekjet e bllokut për t’u përballur me Pekinin për kufizimet e lirisë dhe demokracisë në ish-koloninë britanike.

Gjithashtu, muajin e kaluar Budapesti refuzoi të ratifikonte një marrëveshje të re tregtare mes BE-së dhe vendeve afrikane, atyre të Karaibeve dhe të Paqësorit, si dhe refuzoi të mbështeste thirrjen e Unionit për një armëpushim mes Izraelit dhe Palestinës./euronews


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *