Gjermani: Ulen shpenzimet e konsumatorëve  

0
Shpërndaje lajmin

Ekonomia gjermane ka përjetuar një tkurrje gjatë tremujorit të katërt të 2022, duke regjistruar një rënie prej 0,2% nga tremujori i mëparshëm, sipas një raporti të Zyrës Federale të Statistikave.
Në përgjithësi, ekonomia gjermane u rrit me 1,8% vitin e kaluar, pavarësisht inflacionit dhe çmimit të lartë të energjisë,  një pikë më pak se 1,9% që kishte vlerësuar zyra.
Në tremujorin e katërt, shpenzimet e konsumatorëve ishin dukshëm më të ulëta se në tremujorin e tretë, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.
Qeveria gjermane, kohët e fundit tha se ngadalësimi ekonomik në fund të vitit ka të ngjarë të jetë më i shkurtër sesa pritej vjeshtën e kaluar.
Sipas parashikimit të fundit të qeverisë, ekonomia pritet të rritet me 0,2% në vitin 2023.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *