Gjermania drejt krizës së gazit

Shpërndaje lajmin

Gjermania lëshoi sot alarmin e parë zyrtar për furnizimin me gaz, pasi vendi po përballet me faktin që pushtimi rus i Ukrainës ka shumë të ngjarë të ndërpresë furnizimet e saj me energji deri në një farë mase.
“Nuk ka pengesa aktuale të furnizimit”, tha ministri i Ekonomisë Robert Habeck.
”Por, ne duhet të shtojmë masat tona paraprake për të qenë gati në rast të një përshkallëzimi nga pala ruse”, theksoi ai.
Vendimi i Habeck e vendos vendin në alarm, siç detajohet në planin e tij të furnizimit me gaz.
Plani i emergjencës me tri faza detajon mënyrat për të kursyer gazin, për të siguruar furnizime dhe për të siguruar që familjet të kenë sasi të mjaftueshme karburanti.
Tani po mblidhet një ekip urgjence për të shqyrtuar opsionet e Gjermanisë.
Për momentin, nuk po krijohen sisteme për të vendosur lidhur me mbikëqyrjen qeveritare të shpërndarjes.
“Kjo do të thotë që të gjithë konsumatorët e gazit, nga bizneset tek familjet private, duhet të reduktojnë përdorimin e tyre sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ai.
Pushtimi i Ukrainës ka shkaktuar një sërë sanksionesh ndaj Rusisë që e kanë bërë atë të përpiqet për gjetjen e rezervave valutore.
Megjithatë, Evropa nuk i ka ndërprerë blerjet e naftës dhe gazit.
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia së shpejti do të pranojë pagesat e gazit vetëm në rubla. Vendet perëndimore kanë thënë se nuk do të respektojnë.
Nëse situata kërkon që Gjermania të zbatojë nivelin më të lartë të paralajmërimit, zyrtarët ka të ngjarë të marrin përsipër shpërndarjen për t’u siguruar që gazi të jetë i disponueshëm për klientët e mbrojtur, që do të thotë familjet, spitalet, kompanitë e zjarrfikësve dhe policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.