Gjermania, gati për sanksionet ruse

Shpërndaje lajmin

Sipas Habeck, kjo masë është një kundërpërgjigje e vendimit të Rusisë për të vendosur sanksione ndaj ”Gazprom Germany” dhe ish-filialeve të ”Gazprom” dhe subjekteve të lidhura me gjigantin shtetëror të gazit.
“Ne jemi përgatitur për situatën”, i tha Habeck Bundestagut, Dhomës së Ulët të Parlamentit gjerman, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
”Tregu do të sigurojë burime alternative të energjisë për të plotësuar çdo mungesë të shkaktuar nga furnizimet e reduktuara të gazit nga Rusia”, tha Habeck, duke shtuar se zgjerimi i burimeve të rinovueshme është tani një parakusht për sigurinë e ardhshme të Gjermanisë.
Berlini zyrtar deklaroi se ishte ende duke konsideruar se si sanksionet do të ndikonin në furnizimet me gaz.
”Gazprom” mbetet furnizuesi më i madh i gazit në Gjermani.
”Gazprom Germany” u vendos nën kontrollin e shtetit gjerman në fillim të prillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *