January 20, 2022

Gjermania i sugjeron Kosovës të lobojë te vendet skeptike për liberalizimin e vizave

Shpërndaje lajmin

Para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kosovës ka folur me dyer të mbyllura ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ku është diskutuar për liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë.

Ndonëse ambasadori nuk u deklarua për media, kryetari i komisionit, Haki Abazi, në një konferencë për media tha se ambasadori gjerman i ka rekomanduar Kosovës që të angazhohet më shumë te vendet që janë skeptike.

“Liberalizimi i vizave është një ndër temat për të cilat diskutuam bashkë. Interesimi i Gjermanisë është që kjo të përfundojë sa më shpejt që është e mundur, shumica e vendeve janë pro. Mirëpo ishte edhe rekomandimi i ambasadorit që të angazhohemi më shumë te vendet që janë skeptike. Temë tjetër, të cilën e mbuluam së bashku, janë investimet e tjera nga kompanitë gjermane. Mjedisi investiv duhet të vazhdojë të përmirësohet, sidomos në luftën kundër korrupsionit. U veçua në mënyrë eksplicite numri i lartë i gjermanfolësve”, tha ai.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *