Gjermania me çmimet më të larta të karburanteve në Evropë

Shpërndaje lajmin

Çmimet e karburantit në Gjermani janë aktualisht ndër më të lartat në Evropë.
”Në të gjithë BE-në, çmimi i naftës në Gjermani tejkalohet vetëm nga Finlanda dhe Suedia”, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave.
Të dhënat më të fundit tregojnë se çmimet kanë rënë lehtësisht, por jo aq sa në vendet e tjera të BE-së.
Çmimi i naftës regjistroi 1,76 euro në Luksemburg, 1,84 në Austri dhe 1,89 në Francë.
Nafta më e lirë në BE gjendet në Maltë me 1,21 euro (1,32 dollarë) për litër dhe në Hungari me 1,42 euro.
Gjermania është gjithashtu një nga vendet më të shtrenjta në Evropë për super benzinën.
Më 4 prill ishte vendi më i shtrenjtë në BE, së bashku me Greqinë, me 2,06 euro për litër.
Vendi fqinj më i lirë për benzinën E5 është Polonia me 1,42 euro për litër, 64 centë më lirë se Gjermania, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Pason Austria me 1,72 euro, Luksemburgu me 1,73, Republika Çeke me 1,81 dhe Franca me 1,83 euro për litër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.