Gjermania ndalon flamurin e Ukrainës në përkujtimin e Luftës së Dytë Botërore

Shpërndaje lajmin

Policia e Berlinit ka ndaluar vendosjen e flamujve rus dhe ukrainas në monumentet e Luftës së Dytë Botërore gjatë përkujtimit të përvjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andriy Melnik, ka shprehur zemërim për këtë gjë duke thënë se po trajtohen njëjtë viktima dhe agresori, shkruan ‘Fox News’.
“Jemi të tronditur nga fakti që policia e Berlinit ndaloi shfaqjen e flamujve ukrainas më 8 dhe 9 maj. Është një shuplakë për Ukrainën dhe popullin ukrainas”, tha Melnik.
Sipas shefes së policisë së Berlinit, Barbara Slovik, po mundohen të parandalojnë instrumentalizimin e kujtimit, zbatimi i ligjit po mbron një kujtesë të denjë, por po ndërmerr veprime kundër çdo forme mbështetjeje dhe miratimi të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Rusët festojnë datën 9 maj si ditën e fitores ndaj Gjermanisë naziste, ndërsa këtë përvjetor në Evropën Perëndimore e festojnë më 8 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.