Gjermania nuk do ta pengojë Poloninë që t’i japë Ukrainës tanke

Shpërndaje lajmin

 
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se qeveria gjermane nuk do të kundërshtojë nëse Polonia vendos t’i sigurojë Ukrainës tanke luftarake Leopard 2, përcjell albinfo.ch.
Baerbock deklaroi se Polonia nuk ka kërkuar zyrtarisht miratimin e Gjermanisë për një gjë të tillë, por nëse kërkohet, Gjermania nuk do ta pengojë.
Ajo shtoi se zyrtarët gjermanë e kuptojnë rëndësinë e këtyre tankeve për Ukrainën dhe se çështja aktualisht po diskutohet me partnerët.
Deklarata e ministers së Jashtme gjermane vjen pasi kryeministri i Polonisë kritikoi vendimin e Gjermanisë për të mos furnizuar Ukrainën me tanke Leopard, duke thënë se ky qëndrim i Berlinit është “i papranueshëm”.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *