Gjermania planifikon mbështetjen e personave me pasoja afatgjate nga koronavirusi

Shpërndaje lajmin

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, ka planifikuar të përmirësojë mbështetjen për personat që vuajnë nga efektet afatgjata të Covid-19, “Long Covid”.
“Kemi planifikuar investime në kërkime, për t’iu siguruar pacientëve më shumë informacion”, tha Lauterbach për gazetën “Rheinische Post”.
Ministria e Shëndetësisë ka propozuar një linjë telefonike direkte për njerëzit që duan të mësojnë më shumë rreth “Long Covid”, e cila gjithashtu do të ofrojë informacion rreth diagnozës dhe qasjeve të reja terapeutike.
Ministria planifikon të investojë 100 milionë euro (108 milionë dollarë) në kërkime për t’iu siguruar pacientëve me simptoma afatgjata të Covid-19 më shumë informacion, përcjell albinfo.ch.
Rehabilitimi i gabuar mund të rezultojë në dobësim të shtuar.
Lauterbach gjithashtu vuri në dukje se efektet afatgjata të Covid-19 mund të kenë pasoja edhe për shoqërinë në tërësi.
“Një pjesë e rëndësishme e atyre që sëmuren nga koronavirusi përfundojnë duke luftuar me simptoma afatgjata të Covid-19”, tha Lauterbach.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *