Gjermania planifikon të heqë fjalën “racë” nga kushtetuta
Gjermania ka braktisur një plan për të hequr termin “racë” nga kushtetuta e saj për shkak të shqetësimeve ligjore dhe rezervave nga komuniteti hebre, thanë burime qeveritare për AFP të premten.
Josef Schuster, kreu i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, ishte shprehur kundër heqjes së këtij termi, duke arsyetuar se ai shërbeu si një kujtesë për persekutimin dhe vrasjen e miliona njerëzve, “veçanërisht hebrenjve”.
Kushtetuta e Gjermanisë e njohur si Ligji Themelor ka qenë në fuqi që nga viti 1949 si një mburojë kundër diktaturave si regjimi nazist që përkrahte politikën raciste, transmeton albinfo.ch.
Paragrafi tre thotë se “asnjë person nuk duhet të favorizohet apo disfavorizohet për shkak të gjinisë, prejardhjes, racës, gjuhës, atdheut dhe origjinës, besimit apo opinioneve fetare apo politike”.
Debati rreth termit “racë” në kushtetutë u intensifikua pas vrasjes së George Floyd në paraburgimin e policisë amerikane në vitin 2020 dhe protestave shoqëruese të “Black Lives Matter”.
Ministria e drejtësisë së pari paraqiti një propozim në shkurt të vitit 2021 për të hequr termin, duke e zëvendësuar atë me diçka më të nuancuar.
“Ndryshimi kishte për qëllim të distanconte më tej ligjin bazë nga ideologjitë racore … duke ruajtur gjithashtu mbrojtjen kundër diskriminimit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.