Gjermania po shqyrton kërkesën e Kosovës për të lejuar qarkullimin me pasaporta të skaduara

Shpërndaje lajmin

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka konfirmuar se Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka kërkuar nga shteti gjerman që të lejojë qarkullimin e qytetarëve kosovarë me pasaporta të skaduara që kanë leje qëndrimi të Gjermanisë.
“Aktualisht Qeveria federale e Gjermanisë është duke e shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës”.
“Kërkesa e bërë nga ministri Sveçla kufizohet në lejimin e rihyrjes në Gjermani të qytetarëve kosovarë që kanë leje qëndrimi dhe të foshnjave me shtetësi kosovare që kanë lindur në Gjermani dhe nuk kanë ende pasaportë të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës gjermane për Dukagjinin.
Për shkak të mungesës së materialit për t’u pajisur me pasaporta, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka kërkuar nga shteti i Gjermanisë që të lejojë hyrjen e qytetarëve të Kosovës që u ka skaduar pasaporta,.përcjell albinfo.ch.
Sveçla përmes një letre drejtuar autoriteteve gjermane ka kërkuar që të lejohen qytetarët e Kosovës, të cilët kanë një leje qëndrimi të vlefshme në Gjermani dhe të marrin shërbime me pasaportë të skaduar të Kosovës.
Ai ka kërkuar që shtetasit kosovarë me leje qëndrimi të vlefshme në Gjermani të mund të kthehen nga Kosova në Gjermani pavarësisht skadimit të pasaportës kosovare.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *