Gjermania, rekord të ri me të infektuar

Share

photo 1584170554471 eef4977b1b74

Numri i rasteve të koronavirusit të regjistruar brenda 24 orëve arriti nivelin e tyre më të lartë deri më tani në Gjermani, transmeton albinfo.ch.

Të premten, Instituti Robert Koch (RKI) raportoi 23,648 infeksione të reja Covid-19 brenda 24 orëve, që është më shumë se kulmi i mëparshëm i regjistruar një javë më parë, sa ishte (23,542).

Ky raport ditor, çon numrin e përgjithshëm të infeksioneve të koronavirusit të regjistruar deri më tani në Gjermani në 879,564.

Në 24 orët e fundit, 260 njerëz kanë vdekur shkak i Covid-19. Një total prej 13,630 njerëz kanë vdekur në lidhje me infeksionin viral që nga fillimi i pandemisë, në Gjermani.

Ndërkohë, reth 579,100 njerëz konsiderohet se janë rikuperuar nga virusi.

Një total prej 286,834 rastesh janë akoma aktive – rreth 7,000 më shumë se një ditë më parë (279,846). /Albinfo.ch.

The post Gjermania, rekord të ri me të infektuar appeared first on Albinfo.


Share

Komente