Gjermania shqyrton mudësinë e pagesave direkte për qytetarët që të zbutet kriza energjetike

Shpërndaje lajmin

Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil, ka mbështetur mënyrat e reja për të bërë pagesa të drejtpërdrejta nga shteti për qytetarët, në kuadër të krizës energjetike.
“Për të ardhmen do të na duhet një mekanizëm për kryerjen e pagesave direkte, në mënyrë që të lehtësojmë shpejt barrën në kohë krize”, tha Heil në Berlin.
Në marrëveshjen e tyre të koalicionit, Socialdemokratët (SPD), Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë (FDP) njoftuan zhvillimin e një mekanizmi për pagesat direkte për të kompensuar rritjen e çmimeve të CO2.
Megjithatë, verën e kaluar, ministri i Financave, Christian Lindner, njoftoi se do të duheshin të paktën 18 muaj për të mbledhur të dhënat e nevojshme, si identifikimi i taksave dhe numrat e llogarisë për pagesa të tilla direkte për të gjithë qytetarët, raporton dpa, përcjell albinfo.ch.
Heil bëri thirrje për të gjetur një mënyrë për të bërë pagesa direkte në kuadër të krizës energjetike dhe luftës ruse në Ukrainë.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *