Gjermania shtrëngon rregullat për kompanitë kineze të teknologjisë 5G

Shpërndaje lajmin

Qeveria gjermane ka udhëzuar operatorët e rrjeteve celulare që të rivlerësojnë komponentët e instaluar më parë të prodhuar në Kinë në rrjetet 5G, sipas raporteve të medieve, duke cituar një letër të Ministrisë së Brendshme drejtuar operatorëve.
Letra tregon se ministria i konsideron komponentët e prodhuar nga Huawei dhe ZTE të Kinës si potencialisht dëmtues të rendit dhe sigurisë publike dhe paraqet një shtrëngim të politikës zyrtare e cila më parë shënjestronte vetëm komponentët për instalimin e ardhshëm.
Të gjithë komponentët e rëndësishëm, të lidhura me sigurinë, të instaluar tashmë duhet të testohen. Ky testim i detyrueshëm zbatohej më parë vetëm për komponentët e rinj. Komponentët përfshijnë module antenash dhe elemente kontrolli, por nuk janë specifikuar plotësisht, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.
Sektori nuk i sheh antenat si një çështje sigurie, pasi ato vetëm transmetojnë të dhëna dhe dëmtimi i antenave individuale nuk do të ishte kritik për rrjetin.
SHBA-ja ka paralajmëruar prej kohësh Gjermaninë për rrezikun e përdorimit të teknologjisë Huawei në rrjetin e saj dhe disa vende e kanë përjashtuar atë dhe ZTE nga sistemet e tyre.
SHBA-ja mendon se qeveria kineze mund të përdorë teknologjinë 5G të krijuar nga kompanitë për të kryer spiunazh. Huawei e ka refuzuar vazhdimisht këtë pretendim.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *